Shiko Me Shume Postime

Trending

Lajmet me te shikuara
Shiko Me Shume Postime

Me te vleresuarat

lajmet me te vleresuara nga sipermarresit
4 Grackat ne krijimin e nje brand-i

4 Grackat ne krijimin e nje brand-i

5 nga 5 Vleresimi: 5 nga 5 yje

Brand-i i nje kompanie eshte aseti me i vlefshem i saj.

Me shume se klientet, punonjesit, drejtuesit apo produktet, brand-i ka nje rol afatgjate ne ecurine e nje kompanie.  Pyetja natyrale qe shtrohet eshte, cfare eshte brand-i?

Brand-i eshte menyra sesi kompania juaj perceptohet nga personat e jashtem. Normalisht qe ato qe perceptohen dhe qe ne menyre te pashmangshme perbejne brand-in, jane emri i kompanise, logoja, ngjyrat, shkrimi etj. Te krijosh nje brand te mire duket e lehte ne leter. Fundja, mjafton te gjehet nje emer i goditur dhe te behet nje logo e dizenjuar mire, apo jo? Patjeter qe keto kane te bejne por, nuk eshte kaq e thjeshte.

Me poshte po listojme 4 "gracka" qe duhet te keni parasysh ndersa jeni duke krijuar / permirsuar brand-in e kompanise tuaj.


1 - Emri i kompanise

Nese jeni ne fillimet tuaja, nje nga "grackat" ku mund te bini shume thjeshte eshte edhe ceshtja e emrit. Emri eshte shume i rendesishem per kompanine pasi fundja do ta identifikoje ate pergjate te gjithe ekzistences se saj, por nuk eshte faktor percaktues ne suksesin e brand-it tuaj. Ne fakt, perceptimet qe njerezit marrin per emrin e kompanise tuaj vijne pasi ju keni krijuar brand-in.

Le te marrim nje shembull konkret, cfare vlere do te kishin emri Nike apo emri Apple nese kompanite qe kane keto emra nuk do kishin krijuar brand-in e tyre? Madje Apple eshte nje emer fruti por sot eshte brand-i me i madh. Nuk eshte emri qe percakton brandin por e kunderta.


2 - Logo

Pas emrit pothuajse gjithmone vjen logoja. Pesha qe logoja ka eshte aq e madhe sa dhe emri, ne fakt shpesh ne nuk mund ti ndajme ato nga njera tjetra ( Imagjinoni fjalen apple pa logon ) dhe per pasoje edhe vemendja qe ne i japim eshte ekuivalente me te.

"Gracka" e logos, jane ekstremet e "dhenies se idese". Shpesh ne nenvleresojme apo mbivleresojme sa mire e "jep idene" logoja jone. Kjo ben qe te perfundojme me logo shume te thjeshta ose me logo tejmase te nderlikuara. Sekreti, si ne cdo gje tjeter, eshte e mesmja e arte. Eshte mire qe logoja te jete e thjeshte por pse jo, te mundohet te percoje thjeshtesisht idene e biznesit tuaj.

Nese jeni duke u menduar shume per logon, atehere ky eshte nje tregues i mire qe duhet te ndaloni pasi nuk jeni ne rrugen e duhur.


3 - Shkrimet, ngjyrat dhe permasat e imazheve

Me pas vijojme me stilin e shkrimit, ngjyrat dhe permasat e imazheve. "Gracka" ne kete rast eshte nenvleresimi i rendesise qe ka konsistenca e tyre. Nese nuk vendosen rregulla te rrepta respektimi te brand-it shpesh perfundojme duke perdorur ngjyra, shkrime apo permasa "te peraferta". Sado te parendesishme te duken, konsistenca e elementeve te brand-it eshte e domosdoshme per te mbajtur nje brand te shendetshem.

Fundja, ju deshironi qe te krijoni nje imazh mendore te klientet tuaj. Nese ky imazh perbehet nga elemente qe nuk kane konsistence, eshte e veshtire qe te krijohet dhe te ekzistoje gjate ne mendjen e klienteve tuaj.

Sigurohuni qe te ndiqet manuali i brand-it me rreptesi.


4 - Sherbimi i klientit dhe cilesia e produktit

Kjo eshte dhe pika e fundit por jo nga rendesia. "Gracka" ne kete rast eshte qe shpesh, mendohet se sherbimi i klientit apo cilesia e produktit nuk jane pjese e brand-it apo nuk ndikojne ne te. Sikunder duhet te keni kuptuar deri tani, qofte sherbimi i klientit dhe produkti, kane nje ndikim madhore ne brand pasi klienti eshte ne kontakt te drejtperdrejte me to.

Ju mund te keni emrin, ngjyrat apo logon te cilat reflektojne cilesi, por nese produktet qe ju ofroni nuk jane cilesore, efekti qe ato kane mund te jete dhe i kundert me ate qe pritet.

Gjithashtu, emri ngjyrat apo logo mund te percojne seriozitet dhe korrektesi, por nese sherbimi i klientit nuk eshte serioz apo korrekt, perseri efekti nuk do jete ai qe pritet.


Keto ishin dhe 4 "grackat" me te zakonshme ku shpesh biem ndersa jemi duke krijuar / permirsuar brand-in tone. Nese keni nje biznes por nuk keni ende nje manual brand-i, nuk eshte vone ta beni ate. Ne fakt, nuk eshte asnjehere vone per te permirsuar biznesin tuaj dhe nje investim ne branding, eshte gjithmone nje investim i duhur.

Nese artikulli ju pelqeu, abonohuni ose na ndiqni ne Facebook dhe Instagram!

Facebookhttps://www.facebook.com/sipermarresi.al/
Instagramhttps://www.instagram.com/_sipermarresi_al/

Lexo me shume