Artikujt e fundit

Artikujt e fundit ne cdo kategori

Dua ta jetoj jetën dhe ta ndryshoj atë...

5 nga 5 Vleresimi: 5 nga 5 yje

- Në këtë kohë moderne që po jetojmë ka individë që e ndiejnë veten të vetmuar, të lindur për të keqen e tyre, sepse, ndoshta kështu janë në të vërtetë. Ka edhe nga ata që janë të vetëdijshëm që nuk janë në gjendje as të dëgjojnë, kujtojnë se janë largpamës, nuk duan t’ia dinë për ndërlikimet psikologjike, njohin vetem ndjenja të prera, jetojnë në botën e vdekur të paragjykimeve të tyre. Këta individë të “veçantë” nuk pyesin fare për të tjerët, nuk e vënë kurrë vetën e tyre në pozitën e të tjerëve.

- Ne po jetojmë një realitet të hidhur që duhet ndryshuar, duke filluar nga uni jonë. Nuk besoj kurrë se mund të ketë njeri që të mos dojë të korrigjojë diçka në jetën e tij të shkuar. Gjithmonë do të gjendet diçka e manget sado e bukur, e suksesshme dhe e përkryer të ketë qënë jeta.

- Edhe i ndershmi dhe i pandershmi, i shtypuri dhe shtypësi, i pafajshmi dhe krimineli do të kenë kurdoherë çaste në të cilat do të kishin dashur të bënin tjetër gjë nga ajo që kanë bërë. Në udhëkryqet e shumta që përbëjnë çdo jetë njerëzore, çdonjëri nga ne do të mendonte pse zgjodhi atë rrugë dhe jo një tjetër, pse veproi kështu dhe jo ndryshe, pse u bë ai që është dhe jo ai që duhet të ishte?!

- Në këtë anarshi dhe diziluzion të vazhdueshëm mes të tashmes dhe të shkuarës, çdonjëri nga ne le të mundohet të ndryshojë të ardhmen e tij dhe ta korrigjojë të kaluarën duke shijuar jeten. Vazhdimi ynë në hapësirën tonë prej pengesash tepër parazitare nuk mbaron me kaq, ne nuk duhet të jemi të kënaqur me këtë trajektore që po i japim jetës, sepse gjithsesi njeriu e don vetën e tij, ai nuk do të jetë plotësisht dakort me të.

- Sikurse dhe shihet, të gjithë ne jemi të pushtuar nga masat e kundërta që na ndjekin në çdo hap të jetës. Në ditët tona kaq të dhimbsura dhe për fat të ëmbla e të hidhura bashkërisht, shohim njerëz aspak të besueshëm, hipokritë, ëndërrimtar, të cilët hanë në të njëjtën tryezë, në të njëjtën pjatë, në një realitet moskokëçarës. Përse mendimet thellohen dhe nxjerrin përfundime, jo të kuptueshme që ndoshta s’na përkasin ne që t’i zgjidhim.

- Të heshtësh dhe të flasësh nuk është njëlloj, por ka raste që të dyja kanë një kuptim, kanë atë kuptim që edhe po të flasësh është njëlloj sikur të heshtësh, sepse mendimi nuk merret për kapital, të mohojnë veprat e tyre dhe madje edhe gjëra që nuk shikohen apo fjalë boshe që s’kanë rëndësi për asnjë në këtë aktivitet të fëlliqur dhe të kalbur nga themelet.

- Po të gjykonim të gjithë me të drejtën nuk do të kishte kaq kasaphane që ka sot në këtë millenium të ri, në orët e një kohë që të premton shumë, por s’të realizon asgjë. Por edhe gjykimet dhe gjyqtarët janë si janë, ndonjëherë mendon për karrierën e tij, për pasurinë e tij, për interesat e mirëfillta personale dhe jo atë që duhet gjykuar.

- Megjthatë të bëjmë atë që duhet bërë, se kemi ende kohë për ta rigjetur këtë botë. U zgjata shumë për veshin e shurdhër dhe për ata që mbajnë syze të errëta. Megjithatë besoj se ndokush do ta kete kuptuar se lufta për ta bërë jetën më të mirë, ashtu siç e duan të rinjtë, fillon tek vetja dhe mbaron tek vetja...

Lexo Me Shume

Nevojat e biznesit per konsulence teknologjike

5 nga 5 Vleresimi: 5 nga 5 yje

Ne kohen qe ne po jetojme, tregu po ndryshon shume shpejt. Eshte shume e thjeshte per nje biznes qe te ngele mbrapa dhe te mos perditsohet me trendet e reja. Teknologjia ka evoluar shume dhe nese ne nuk kuptojme benefitet e saj, ne mund te jemi duke humbur para cdo dite ne biznesin tone.

Cdo biznes ka proceset e tij te brendshme dhe te jashtme. Proceset e brendshme perfshijne financen, menaxhimin e dokumentave, menaxhimin e burimeve njerezore dhe keshtu me rradhe. Proceset e jashtme perfshijne marketingun, shitjet, relatat me publikun etj. Technologjia e sotme mund te permirsoje si anen e brendshme edhe ate te jashtmen te nje biznesi, ne thjesht duhet ta kuptojme kete gje.

Per cdo proces te brendshem te permendur me perpara ka software specifike per te I cili mund ta automatizoje ate. Edhe nese nje proces ne biznesin tuaj nuk eshte nje proces standard, perseri mund te automatizohet me software te personalizuar. Automatizimi ne vetvete ul kostot e burimeve njerezore, kursen kohe dhe maksimizon fitimin.

Per proceset e jashtme, pavarsisht se ndoshta nuk ka software per te rritur shitjet, permirsuar marketingun apo te rrise brand-in, ka alternativa ne marketingun tradicional te cilat kushtojne me pak dhe ne shume raste japin rezultate te njejta per te mos thene me te mira. Pavarsisht nga modeli juaj I biznesit, nese jeni biznes-me-biznes apo biznes-me-bleres, rrjetet e sotme sociale si facebook, instagram, twitter, linkedin dhe keshtu me rradhe jane kthyer ne kanale te fuqishme marketingu.

Ne kete kohe, per biznes-me-bleres zgjedhjet me te mira jane facebook dhe instagram. Per biznes-me-biznes zgjedhjet me te mira jane linkedin dhe twitter. Nese shtoni nje website modern I cili patjeter duhet te jete responsive per perdorimin e mobile, ateher ju permirsoni me sukses biznesin tuaj ne teknologji.

Patjeter, asnje nuk e njeh biznesin tuaj me mire se ju, pavarsisht kesaj ne ne UnniTech jemi shume te bindur se mund ta kuptojme ate me mire se kushdo tjeter, te identifikojme zonat dhe proceset per te permirsuar, t'ju konsultojme ju gjate gjithe rruges ose duke ju keshilluar, me software apo me marketing dixhital dhe t'ju sjellim avantazh kundrejt konkurences tuaj.

Lexo Me Shume

Sipermarresi Dembel

5 nga 5 Vleresimi: 5 nga 5 yje

Sot sipermarresit po trajtohen si yje rroku. Te gjithe duan te jene nje ose te pakten te gjithe duan te therriten ose te njihen si nje i tille.  Ditet e sotem ne degjojme apo lexojme historite e bukura ne televizor, radio apo internet sesi Startup-i X u shit per biliona, Tipi Y u be shume i pasur dhe keshtu me rradhe.

Te rrethohesh nga nje informacion i kesaj natyre gjate gjithe kohes domosdoshmerisht i ben njerezit ta kerkojne sipermarrjen. Gjithsesi, ka disa gjera rreth saj qe njerezit kane tendence te injorojne apo thjesht te mos i interesojne. Jeta e nje sipermarresi nuk eshte me e lehta, nuk eshte aspak e lehte.

Zakonisht te gjithe personat qe duan te jene sipermarres hyjne ne kategorime e "sipermarresve dembel", pra cfare eshte nje "sipermarres dembel" ? Nje "sipermarres dembel" eshte zakonisht nje person te cilit i pelqen te shikohet si sipermarres. Te shumten e kohes ata kane shume deshire te perdorin terma te medha pa ditur apo kuptuar shume se per cfare po flasin. Ata mund te thone shprehje si "Mendo lokalisht, ekzekuto globalisht", gjera qe lexojne ne facebook pak a shume.

Zelli i Shumices se "sipermarresve dembel" mbaron pas 2 muajsh dhe atyre thjesht ndalon se interesuari per "Gjene e Startup-eve", nuk kishte ndonje rendesi te madhe apo jo? Ato se moren kurre seriozisht! Pas tyre vjen nje grup "sipermarresisht dembel" te cilet ja dalin te hapin nje sipermarrje. Keta njerez hapin zyren ne 11 dhe dalin ne 3, kjo eshte dhe arsyeja perse e hapen, qe te vijne dhe te ikin kur te duan. Fatkeqsisht per 4 ore biznesi i tyre nuk do t'ja dale kurre. Ata jane thjesht te pafat! Mua me pelqen ti quaj te tille njerez si "Sipermarresit dembel te pafat".

"Sipermarresi dembel i pafat" zakonisht do te fajesoje tregun, konkurencen, industrite, koleget, bashkethemeluesit, fatin dhe keshtu me rradhe. Ata do te fajesojne cdo gje pervec vetes se tyre! Nese dikush tjeter ja del atehere patjeter ky person pati fat! Fatkeqsisht per ta e verteta eshte ndryshe.

Te fillosh sipermarrjen tende kerkon shume pune, dedikim, vullnet te forte dhe shume por shume mesim. 90% e suksesit te nje sipermarresi perbehet nga gjerat te cilat askush nuk do te mesoje kurre. E perseris, 90% e suksesit te nje sipermarresi perbehet nga gjerat te cilat askush nuk do te mesoje kurre. Askush nuk do te mesoje per netet e pagjuma, per sakrificat, per refuzimet e panumerta qe keni perballuar dhe pertypur, asnje! Vetem ju do ti dini keto gjera qe, pse jo, t'ju kujtojne nje vizion dhe objektiv me afatgjate.

Pra perpara se te mendoni rreth hapjes se nje sipermarrje, thjesht kini parasysht qe nuk eshte e lehte. Nuk eshte aspak e lehte. Nese kategorizoheni ne "Sipermarresit dembel" ateher ndoshta ju nuk duhet te hiqni kurre dore nga puna juaj.

Lexo Me Shume