Shiko Me Shume Postime

Trending

Lajmet me te shikuara

Si te krijosh nje biznes ne 5 hapa

5 nga 5 Vleresimi: 5 nga 5 yje

A keni nje ide biznesi por nuk dini si ta ekzekutoni ate?

Ne vitet e fundit ne Tirane organizohen shume evente me fokus sipermarrjen, shume jane te rinjte qe marrin pjese te motivuar ndoshta dhe nga lajmet e startup-eve boterore. Fatkeqsisht nga keto ide te pakta jane ato qe dalin me te vertete ne treg. 

Te fillosh nje biznes nuk eshte e lehte dhe shpesh te rinjte hasin barriera gjate procesit te shkaktuara edhe nga mungesa e njohurise nga ana e tyre.

Pikerisht per kete ceshtje, me poshte do te listojme 5 hapa qe duhet te ndiqni qe te krijoni nje biznes dhe te dilni ne treg.


1 - Percaktoni idene qarte ne koken tuaj
 

Shpesh ne mendojme se kemi idene gjeniale por nuk dime si do fitojme para prej saj. Gjithashtu mund te ndodh qe kur dikush na pyet rreth idese, e kemi shume te veshtire ta shpjegojme. Idete me te mira jane ato qe mund te pershkruhen me vetem nje fjali.

Nese nuk e pershkruani dot biznesin qe po ndertoni dhe vleren qe shtoni ne treg me nje fjali ndoshta ideja nuk eshte aq e mire ose vlera e shtuar nuk eshte e mjaftueshme. 
 

2 - Kerkoni njerez qe te themelojne biznesin me ju


Te krijosh nje biznes eshte e veshtire. Ta krijosh i/e vetem/e eshte edhe me e veshtire. Mos u genjeni nga lajmet e Silicon Valley apo reklamat qe i behen sipermarrjes neper media, te ndertosh nje biznes nuk eshte nje shetitje, eshte nje proces i gjate, i veshtire dhe shume i lodhshem. Eshte e rendesishme qe te rrethoheni qe ne fillim nga njerez qe ju mbeshtesin sepse nga ata qe do ju kritikojne do jene shume.

Nje bashkthemelues i/e ideal/e ka aftesi te ndryshme nga ju sidhe te njejten ambicje dhe kembengulje. Zgjidhni me kujdes.


3 - Krijoni nje produkt minimalisht te testueshem


Nje biznes ne leter mund te duket shume fitimprures por sa do ta perqafoje tregu kjo eshte gje tjeter. Menyra me efikase per te validuar biznesin / produktin tuaj eshte te ndertoni nje produkt minimalisht te testueshem. Ky eshte nje produkt minimal i cili duhet te kerkoje burimet me te pakta dhe kohen me te shkurter por duhet te percoje filozofine e biznesit tek klientet qe do ta testojne.

Zgjidhni nje numer te vogel klientesh tek te cilet mendoni se produkti do te testohej mire dhe merrni mendimet e tyre. 


4 - Analizo, permirsohu dhe behu gati per hedhjen ne treg


Mendimet e marra nga klientet ne piken e mesiperme analizojini, permirsoni produktin sipas tyre dhe ritestojeni ate perseri ne kliente. Nese e perserisni procesin disa here pas pak kohesh  do te gjendeni me nje produkt qe eshte shume afer per te qene i gatshem per treg.  

Mund te ndodhe qe tregu i gjere te kete kerkesa pak te ndryshme nga ato kliente ku ju testuat produktin, ne kete rast duhet te pershtateni shpejt me te dhe te ndryshoni produktin ne menyren e duhur.

5 - Zgjeroni biznesin 

Teksa te ardhurat rriten dhe klientet shtohen, duhet te merrni masa ne zgjerimin e biznesit. Zgjerimi perfshin me shume njerez, zyra te reja, produkte te tjera apo edhe tregje te reja. Kujdes mos te zgjeroheni shume shpejt por edhe te mos zgjeroheni shume ngadale.

Eshte sfide te kuptosh kur duhet te zgjerohesh dhe kur duhet te presesh. Ne disa raste duhet ti besoni edhe intuites tuaj.



Keto ishin dhe 5 hapat qe duhet te ndiqni kur jeni ne fillimet e biznesit tuaj. Keto hapa nuk ju garantojne sukses, por ju japin nje rruge te qarte per te ndjekur. Me shume se keto hapa, gjeja me e rendesishme eshte te mos keni frike nga deshtimet, te mos demoralizoheni dhe te pranoni se me shume mundesi, gjate rrugetimit do te gaboni shume.

Mesoni nga gabimet tuaja dhe kthehuni me te forte.

Nese artikulli ju pelqeu, abonohuni ose na ndiqni ne Facebook dhe Instagram!

Facebookhttps://www.facebook.com/sipermarresi.al/
Instagramhttps://www.instagram.com/_sipermarresi_al/

Lexo Me Shume

4 Grackat ne krijimin e nje brand-i

5 nga 5 Vleresimi: 5 nga 5 yje

Brand-i i nje kompanie eshte aseti me i vlefshem i saj.

Me shume se klientet, punonjesit, drejtuesit apo produktet, brand-i ka nje rol afatgjate ne ecurine e nje kompanie.  Pyetja natyrale qe shtrohet eshte, cfare eshte brand-i?

Brand-i eshte menyra sesi kompania juaj perceptohet nga personat e jashtem. Normalisht qe ato qe perceptohen dhe qe ne menyre te pashmangshme perbejne brand-in, jane emri i kompanise, logoja, ngjyrat, shkrimi etj. Te krijosh nje brand te mire duket e lehte ne leter. Fundja, mjafton te gjehet nje emer i goditur dhe te behet nje logo e dizenjuar mire, apo jo? Patjeter qe keto kane te bejne por, nuk eshte kaq e thjeshte.

Me poshte po listojme 4 "gracka" qe duhet te keni parasysh ndersa jeni duke krijuar / permirsuar brand-in e kompanise tuaj.


1 - Emri i kompanise

Nese jeni ne fillimet tuaja, nje nga "grackat" ku mund te bini shume thjeshte eshte edhe ceshtja e emrit. Emri eshte shume i rendesishem per kompanine pasi fundja do ta identifikoje ate pergjate te gjithe ekzistences se saj, por nuk eshte faktor percaktues ne suksesin e brand-it tuaj. Ne fakt, perceptimet qe njerezit marrin per emrin e kompanise tuaj vijne pasi ju keni krijuar brand-in.

Le te marrim nje shembull konkret, cfare vlere do te kishin emri Nike apo emri Apple nese kompanite qe kane keto emra nuk do kishin krijuar brand-in e tyre? Madje Apple eshte nje emer fruti por sot eshte brand-i me i madh. Nuk eshte emri qe percakton brandin por e kunderta.


2 - Logo

Pas emrit pothuajse gjithmone vjen logoja. Pesha qe logoja ka eshte aq e madhe sa dhe emri, ne fakt shpesh ne nuk mund ti ndajme ato nga njera tjetra ( Imagjinoni fjalen apple pa logon ) dhe per pasoje edhe vemendja qe ne i japim eshte ekuivalente me te.

"Gracka" e logos, jane ekstremet e "dhenies se idese". Shpesh ne nenvleresojme apo mbivleresojme sa mire e "jep idene" logoja jone. Kjo ben qe te perfundojme me logo shume te thjeshta ose me logo tejmase te nderlikuara. Sekreti, si ne cdo gje tjeter, eshte e mesmja e arte. Eshte mire qe logoja te jete e thjeshte por pse jo, te mundohet te percoje thjeshtesisht idene e biznesit tuaj.

Nese jeni duke u menduar shume per logon, atehere ky eshte nje tregues i mire qe duhet te ndaloni pasi nuk jeni ne rrugen e duhur.


3 - Shkrimet, ngjyrat dhe permasat e imazheve

Me pas vijojme me stilin e shkrimit, ngjyrat dhe permasat e imazheve. "Gracka" ne kete rast eshte nenvleresimi i rendesise qe ka konsistenca e tyre. Nese nuk vendosen rregulla te rrepta respektimi te brand-it shpesh perfundojme duke perdorur ngjyra, shkrime apo permasa "te peraferta". Sado te parendesishme te duken, konsistenca e elementeve te brand-it eshte e domosdoshme per te mbajtur nje brand te shendetshem.

Fundja, ju deshironi qe te krijoni nje imazh mendore te klientet tuaj. Nese ky imazh perbehet nga elemente qe nuk kane konsistence, eshte e veshtire qe te krijohet dhe te ekzistoje gjate ne mendjen e klienteve tuaj.

Sigurohuni qe te ndiqet manuali i brand-it me rreptesi.


4 - Sherbimi i klientit dhe cilesia e produktit

Kjo eshte dhe pika e fundit por jo nga rendesia. "Gracka" ne kete rast eshte qe shpesh, mendohet se sherbimi i klientit apo cilesia e produktit nuk jane pjese e brand-it apo nuk ndikojne ne te. Sikunder duhet te keni kuptuar deri tani, qofte sherbimi i klientit dhe produkti, kane nje ndikim madhore ne brand pasi klienti eshte ne kontakt te drejtperdrejte me to.

Ju mund te keni emrin, ngjyrat apo logon te cilat reflektojne cilesi, por nese produktet qe ju ofroni nuk jane cilesore, efekti qe ato kane mund te jete dhe i kundert me ate qe pritet.

Gjithashtu, emri ngjyrat apo logo mund te percojne seriozitet dhe korrektesi, por nese sherbimi i klientit nuk eshte serioz apo korrekt, perseri efekti nuk do jete ai qe pritet.


Keto ishin dhe 4 "grackat" me te zakonshme ku shpesh biem ndersa jemi duke krijuar / permirsuar brand-in tone. Nese keni nje biznes por nuk keni ende nje manual brand-i, nuk eshte vone ta beni ate. Ne fakt, nuk eshte asnjehere vone per te permirsuar biznesin tuaj dhe nje investim ne branding, eshte gjithmone nje investim i duhur.

Nese artikulli ju pelqeu, abonohuni ose na ndiqni ne Facebook dhe Instagram!

Facebookhttps://www.facebook.com/sipermarresi.al/
Instagramhttps://www.instagram.com/_sipermarresi_al/

Lexo Me Shume
Shiko Me Shume Postime

Me te vleresuarat

lajmet me te vleresuara nga sipermarresit
12 HAPA TE RENDESISHEM PER TE NGRITUR NJE BIZNES NE VITIN E PARE

12 HAPA TE RENDESISHEM PER TE NGRITUR NJE BIZNES NE VITIN E PARE

5 nga 5 Vleresimi: 5 nga 5 yje

Viti i parë është gjithmonë më i vështiri.

Viti i parë i përpjekjeve për të arritur peshën e duhur. Viti i parë kur mësojmë një gjuhë të re. Viti i parë për të mësuar një aftësi të re.

Për ne, ishte viti i parë i lancimit të kompanisë tonë. Ndërkohë që për mua nuk ishte hera e parë e fillimit të një biznesi të ri, kam mësuar se nuk bëhet më e lehtë.

Ti bën të njëjtat sakrifica duke qëndruar larg njerëzve të afërt, ke dyshimet e tua të orës 3 të mëngjesit, dhe e kalon mesnatën duke menduar se ajo që je duke ndërtuar do të ketë një impakt në botë.

Dhe duhet të jetë kaq e vështirë. Sepse vlerësimet e të ngriturit të një startupi të ri janë të pafundme. Cdo ditë duhet të dëgjosh nga njerëz real në anën tjetër të botës që duan të përdorin produktin tend dhe që punojnë për të ndërtuar një vision, që i shërben një qëllimi dhe mëson më shumë në 12 muaj se sa  në 5 vjet. Është një rrugë e gjarpëruar që nuk mbaron kurrë, që sjell me ekstazën e saj, dhimbjen, dhe plotësimin, shpesh në mënyrë të menjëhershme. Kjo është më e mira që ne bëjmë pas perdeve, për t’ju treguar se si është në të vërtetë, dhe për këtë arsye po ndajmë këtë leksion të vështirë që ne kemi mësuar.

Këtu janë 12 leksione startup-esh që ne kemi mësuar në 12 muajt e para të bizneseve tona.

1. Pyesni për gjëndjen ekzistuese

Një nga pyetjet e mia të preferuara është: “Po sikur të bëja të kundërtën për X kohë?” Kjo pyetje ju pozicionon për të arritur dy gjëra: 1) pyet nëse mënyra tradicionale e të bërit të dickaje është aktualisht  mënyra më e mirë, ose sepse gjithmonë është bërë në atë mënyrë. 2) “Për X kohë” të jep një output. Të lejon të bësh një testim të teorisë tuaj pa u shtrire në terma afatgjatë.

Kur nisëm në fillim, nuk e dinim se mësimet (vecanërisht mësimet e gjuhës së huaj) mund të bëheshin më inovative në një model të ri. Nëse nuk do të pyesnim për gjëndjen ekzistente, ne nuk do të ishim këtu sot. 

2. Lëri gjërat e vogla të rrjedhin.

Gjërat do të shkojnë keq, kur je duke ngritur një startup. Më lejoni të rifrazoj, pothuajse cdo gjë  do të shkojë keq. Por për sa kohë jeni duke qëndruar mbi dy këmbë, do të kuptoni se dielli do të lindë përsëri.  Në një botë ku detyra juaj është të fikni zjarr pas zjarri, ju duhet të mësoni që ti lini gjërat e vogla të shkojnë dhe të fokusoheni në të mëdhajat.

 

3. Mos u përpiqni të jeni fëmija më popullor në lagje.

Duke u rritur, secili prej nesh ka dashur të jetë fëmija më popullor në lagje. Djali ose vajza që do të kishte shumë shoqëri dhe do të pëlqehej nga të gjithë. Ne kemi mësuar se e kundërta aplikohet në biznes, të paktën tek bizneset tona.

Kur filluam, duhet të vendosnim se si do të pozicjononim veten tonë në treg. Nga një perspektivë cmimi, ne e dinim se ofertat e tregut aktual ishin shumë të shtrenjta dhe të mbi vlerësuara, duke e bërë të vështirë për njerëzit që të mësonin një gjuhë. Zgjidhja alternative ishin mjetet e lira të cilat nuk siguronin cilësi dhe as rezultat në fund tek përdoruesi.

Ne donim të ishim një brand I cilësisë së lartë, pa kostot e mëdhaja të përfshira në të. Duke marrë këtë vendim, ne zgjodhëm të izolonim veten tonë nga ata që dëshironin një zgjidhje të lirë ose pa pagesë, dhe nga ata që dëshironin të paguanin mijëra dollar per nje ambient impresiv te ploë.  

Të dyja janë zgjidhje të zbatueshme, thjesht nuk është ajo që ne jemi.

https://www.rypeapp.com/blog/wp-content/uploads/2017/01/business-positioning.png

 

 

4. Askush nuk do t’ja dije se cfare jeni duke shitur

Kjo ja vlen të përsëritet. Askush nuk do ‘tja dijë’ se cfarë jeni duke shitur. Përvec nënës tuaj sigurisht. Ajo për të cilën cdo person tjetër në botë shqetësohet, janë problemet e tyre dhe se si ju mund ti zgjidhni për ta.

Ne e bëmë këtë gabim që në fillim duke ligjëruar zgjidhjen e asaj që ne do të sillnim në treg, por askush nuk na dëgjoi. Më pas ne ndamë me të tjerët pse e filluam kompaninë tonë. Fillimi i udhëtimit tonë, qëllimi mbrapa saj, dhe mungesa e efektivitetit të zgjidhjeve ekzistente ishte ajo që i inspiroi njerëzit dhe i ekzaltoi për atë që ne do të ofronim. Edhe sot ne flasim shumë rrallë për atë që jemi duke shitur, se sa për arsyen pse po e bëjmë këtë.

 

5. Kompleksiteti është vrasësi i bizneseve dhe i paqes.

Shumica e gjërave në biznes dhe në jetën tonë janë më kompleksë se sa duhet të jenë. Ka shtresa pa fund kompleksitetesh që ne vetë i shtojmë sepse është e natyrshme të supozosh se problemet vijnë bashkë me zgjidhjet komplekse.

Gjithmonë e më tepër, kemi mësuar se kjo nuk është e vërtetë. Nëse e sforconi veten tuaj për të ndërmarrë një hap mbrapa dhe të shikoni pikturën e madhe, zgjidhjet më të lehta janë shpesh zgjidhjet më të mira.

6. Vendoseni veten jashtë një pune.

Kur i përkushtoheni dickaje me zemër e me shpirt, është e lehtë që ta gjëni veten duke bërë gjithcka. Kjo është ajo cka Michael E. Gerber, autor i E-Myth, e quan këtë si termin e famshëm “të punosh  biznesin tënd kur duhet të jesh duke punuar mbi biznesin tuaj”.

Unë ende luftoj me këtë ndonjëherë, por shkallëzimi i një biznesi kërkon që të sjellë njerëz më të mëncur dhe më të aftë se ti, dhe ti lësh ata që të ekzekutojnë. Në fjalë të tjera ti duhet të përpiqesh gjithmonë të nxjerrësh veten jashtë një pune.

 

7. Si mund ta mbroj këtë dobësi?

Ky është leksioni im i preferuar nga Richard Branson. Aq i egër dhe aventurier sa ai duket, këshilla më popullore e tij, ndaj sipërmarrësve është që gjithmonë të mbrojmë dobësitë . Një shëmbull është kur Branson nisi Virgin Airlines, ai strukturoi një marrëveshje me Boeing në mënyrë të tillë që nëse biznesi nuk do të funksiononte, ai do të kishte mundësinë që ti kthente të gjithë aeroplanet mbrapsht. Kjo lloj kontrate ishte e padëgjuar në atë kohë, dhe i gjithë rreziku i kapitalit të tij ishin disa mijë dollar në vënd të milionave.  

https://cdn3.tnwcdn.com/wp-content/blogs.dir/1/files/2017/06/quote-as-an-adventurer-i-try-to-protect-against-the-downside-i-make-sure-i-have-covered-as-richard-branson-90-43-71-796x375.jpg

Cështja nuk është të parandaloni rreziqet e marra verbërisht, por t’ju ndihmojmë të ndërmerrni rreziqe të përllogaritura. Rreziku i parë mund t’ju nxjerrë jashtë biznesit ndërsa tjetri mund të ndryshojë biznesin tuaj përgjithmonë.

 

8. Qëndroni në vijën tuaj

Kur Oprah ishte në majë të karrierës së saj me show-n e saj televiziv, ajo do ti kujtonte vazhdimisht skuadrës së saj që “të vraponin në garën e tyre”, në vend që të fokusoheshin tek ajo që ishte duke bërë konkurenca. Kur je në një garë kuajsh dhe je gjithmonë duke parë kalorësit pas teje, do të ngelesh pas prej shpërqëndrimit, ose do të dorëzohesh nëse je në fund.

Skuadra jonë ka gjithmonë në mëndje të qëndrojmë në linjën tonë duke mbajtur fokusin tek klientët tanë, jo tek konkurenca.

9. Lëri të rrëzohen mbi bar (duke përfshirë dhe ty)

Marrja në punë dhe trajnimi i anëtarëve të rinj të skuadrës është dicka për të cilën ne kemi punuar për ta optimizuar. Ja ku jemi afër perfektes, por kemi mësuar që ti lëmë të rrëzohen butë mbi bar është më mirë se sa të të mbytesh në mikromenaxhim.

Të rrëzohesh mbi bar do të thotë të bësh gabime të vogla që janë të rregullueshme me shumë pak impakt mbi kompaninë ose klientët. Duke lënë hapësirë për gabime të vogla ne kemi një skuadër më të pavarur dhe më të fuqishme që mund të marrë përgjegjësi për punën e tyre.

 

10. Mendoni për ulje kostosh

Të shtosh më shumë para, më shumë burime, më shumë karakteristika tek një problem, shumë rrallë mund të jetë zgjidhja. Paratë dhe burimet, nuk janë tamam të mjaftueshme kur jeni duke nisur një kompani, por kreativiteti dhe thjeshtësia janë.

Të kesh të bësh sa më pak është një aftësi për të cilën jeni të detyruar ta zhvilloni, dhe ne e kemi bërë një nga vlerat tona thelbësore.

Një tjetër shëmbull është, që në vënd të kemi një To-Do-List e cila nuk mbaron kurrë, është po aq e vlefshme sa të kesh një Not To-Do-List.

 

11. Fokusohu vetëm tek ajo cfarë ju mund të kontrolloni

Është më e thjeshtë të merreni me atë që ju mund të kontrolloni, se sa të merreni me atë që nuk  mund të ndryshoni. Problemi më vonë është që: ju keni 0 kontroll mbi të. Gjëra të këqija do të na ndodhin gjithmonë, për ato që nuk janë në kontrollin tonë, dhe të qënurit i frustuar ose i të mbajturit mëri nuk do e bëjnë të zhduket.

Detyra e shefit në jetë është e thjeshtë: të identifikojë dhe të ndajë cështjet, në mënyrë që ti thojë vetes cilat janë gjërat e jashtme jashtë  kontrollit të tij, dhe cilat kanë të bëjnë me zgjedhjet të cilat ai mund ti kontrolloj. Epictetus

Kjo është arsyeja pse ne vendosim të shpenzojmë më pak kohë tek faktorët e jashtëm, si psh cfarë po bëjnë konkurentët tanë ( shiko pikën numër #8), dhe më shumë tek faktor të brëndshëm, si psh si mund ti kënaqim më shumë klientët tanë.

12. Nuk bëhet më e thjeshtë

Do të bëhet më e thjeshtë kur…

“Kur të arrijmë X $ të ardhura…”
“ Ne të shtojmë X njerëz në skuadër…”
“Kur të jemi në biznes për më shumë se 5 vjet…”

Duke folur me shumë sipërmarrës dhe investitor të sukseshëm të cilët kanë ndërtuar 9 deri në 10 modele biznesesh, nuk bëhet më e lehtë.

Duke shtuar X njerëz do të thotë të marrësh përgjegjësi për të menaxhuar X njerëz. Të jesh në biznes për 5-10 vite duke bërë marrëveshje me më shumë konkurencë,
duke lundruar nëpër kriza ekonomike, dhe duke inovuar në mënyrë konstante biznesin. Të shtosh X $ të ardhura, thjesht do të zmadhojë sfidat e përmëndura më sipër.

Nuk bëhet më e lehtë. Dhe kjo gjë është OK.

Ajo që ka rëndësi është që ne të jemi të pregatitur për vështirësitë, dhe të jemi duke vlerësuar udhëtimin që kemi përpara. Dhe gjithmonë të luajmë lojën e gjatë.

Autor: Sean Kim

Përkthyer: Klevis Begaj

 

Lexo me shume