Startup

Cdo gje rreth startup-eve
Iluzioni i Silicon Valley

Iluzioni i Silicon Valley

nga Engjell Rraklli 22.05.2017 06:47 0 Komente

Facebook, Twitter, Apple, Google, te gjitha keto kompani ndodhen ne Silicon Valley. Kjo do te thote qe vendi eshte i magjepsur, magjik…jo? A nuk eshte valle e vertete qe cdo kompani e cila ndodhet aty do te behet e madhe? Ndoshta eshte ndryshe, kompanite te cilat nuk ndodhen aty nuk do te behen asnjehere fitimprurese apo jo? Me lejoni te shtjelloj.

Eshte ky trendi i ri i te menduarit qe biznesi mund te behet vetem ne Silicon Valley dhe qe duhet te fillosh te kerkosh fonde per te qene i suksesshem. Nese merr fondet je nje nga “sipermarrjet te cilat ja dolen” dhe nese nuk mundohesh te marresh fonde por punon shume qe te qendrosh ne biznes je i paperfillshem. Problematika kryesore eshte qe kjo menyre te menduari po perhapet ne rrenje te eksistemit te sipermarrjes.

Ekziston kjo gjeja kryesore e cila nuk permendet shume ne biznes por qe une mendoj se i duhet dhene rendesi. Qe te vazhdoni te beni biznes ju duhet te shisni. Eshte e vertete, e di qe eshte e veshtire per tu besuar por eshte shume e rendesishme qe ju te beni dicka te tille. Kam edhe nje bombe tjeter per ju, qe te shisni duhet te punoni shume fort. Cdo gje qe dinit u kthye nje genjeshter, apo jo? Gjerat nuk ndodhin ne menyre magjike dhe nese vazhdoni te prisni qe te ndodhe magjia, mendoj se shancet tuaja per te pasur sukses behen shume te vogla.

Nese marr Shqiperine per shembull, eshte krijuar ky komunitet 5 vjecar enderrimtaresh i cili punon shume fort per te promovuar kerkuesit e fondeve. Disa shkruajn artikuj per keto persona duke nenvizuar sesa te zote ata jane. Une nuk po them qe personat nuk jane te zote, thjesht po them qe eshte menyra e gabuar per te promovuar sipermarrjen. Ne mendimin tim, sipermarrja nuk ka te beje me marrjen e fondeve, ajo do te thote te jesh i lire financiarisht duke hapur kompanine tende. Ndoshta per kete gje duhet te shkruajne njerezit artikuj.

Une mendoj se menyra me e mire per te kuptuar konceptin qe po mundohem te jap eshte te shikojme rrenjet e Silicon Valley. A keni menduar ndonjehere perse Silicon Valley ka marre kete emer? Ndoshta ngaqe disa persona qe punonin shume disa vite me pare, hapen disa biznese te suksesshme dhe i dhane famen vendit, mund te jete keshtu? Jo, le t’i qendrojme idese se vendit te magjepsur dhe magjik, vendit ku behesh nje bilioner brenda 1 dite. Ne nuk na pelqejne historite nga te cilat kuptojme qe duhet te punojme per te arritur gjera, shume te merzitshme.

Une nuk mendoj qe te kerkosh fonde eshte nje gje e keqe, sigurisht qe respektoj personat qe kan zgjedhur kete rruge per bizneset e tyre. Une thjeshte nuk besoj se eshte e vetmja menyre dhe qe Silicon Valley eshte i vetmi vend ku mund te rrisesh nje biznes. Besoj me force se me mjaftueshem pasion, kembengulje dhe pune te palodhur, cdokush mund te arrij qellimet e tij, qofshin ato qellime sipermarrje apo te tipeve te tjera. Mendoj se blloku qe ne mendojme se shkaktohet nga vendi ku ne jetojme ose kushtet qe ne kemi pasur gjate jetes sone, jane thjeshte justifikime per te fshehur limitet tona psikologjike.

Per ta permbledhur, Silicon Valley nuk eshte magjik, te kerkuarit te fondeve nuk eshte e vetmja menyre per te rritur nje biznes te suksesshem dhe per t’u bere te suksesshem. Une mendoj se qe te arrijme gjera duhet te “zhbllokojme” veten tone, te punojme shume dhe te fillojme te bejme ne vend se te flasim dhe te enderrojme per iluzionin e Silicon Valley.

0 Komente deri tani

Hyr ne bisede

Njoftim Logohuni qe te mund te komentoni ne kete artikull.