Produktivitet

Artikuj rreth produktivitetit
Nga mediokriteti ne ekselence

Nga mediokriteti ne ekselence

nga Engjell Rraklli 06.07.2017 03:24 0 Komente

BENI DHE TOMI

Beni eshte nje anetare normal i shoqerise. Ai eshte 23 vjec, jeton ne nje apartament, ka nje pune normale, nuk ben aktivitet fizik, dashuron lojrat kompjuterike dhe shikon cdo film te ri qe del. Ai nuk ka qellime afatgjata dhe jeta e tij eshte shume normale. Ai del me shume njerez te cilet ndajne interesate tij, gjithsesi, ai ka kete shokun tjeter i cili nuk perputhet shume, Tomi.

Tomi eshte ndryshe nga Beni. Tomi eshte shum konkurues, ben aktivitet fizik cdo dite, ai punon ne nje pune nga ora 9 deri ne 6 por gjithashtu punon ne nje projekt individual per te cilin eshte shume i apasionuar. Ai nuk shikon filma dhe as luan lojra kompjuterike, te pakten jo cdo dite. Kalendari i Tomit eshte i mbushur me objektiva qe ai ka vendosur per 5 dhe 10 vitet e ardhshme.

Dhjete vite me vone, Beni eshte akoma i njejti, pak me shume pergjegjesi dhe kile por asgje me teper se aq. Tomi nga ana tjeter tani zoteron biznesin e tij. Ai projekti per te cilin po punonte eshte kthyer ne nje sukses te madh. Ai ka arritur te gjithe objektivat e tij me kembengulje te madhe dhe ka vendosur te tjere per vitet ne vijim.

TE KUPTONI VETEN

Beni eshte perfaqesimi me i mire i cfare eshte mediokre sot. Ai qartesisht nuk ka asnje qellim, humbet kohen e tij cdo dite dhe eshte ziliqar ndaj Tomit. Bota eshte plot me vajza dhe djem te tille. Keto njerez nuk kan sens konkurence, nuk kan vendosmeri dhe ankohen cdo dite per fatin e tyre te keq. Te jesh Beni gjithsesi nuk eshte dicka e lindur, njerezit nuk jane qe ne lindje si Beni apo Tomi. Njerezit zgjedhin te behen te tille gjate jetes se tyre dhe e dini cfare? Ju mund te ndryshoni nese me te vertete e deshironi.

Celesi i ndryshimit eshte te kuptoni veten tuaj, ju duhet te qartesoni cfare deshironi dhe te filloni te vendosni disa objektiva, qofshin ato objektiva shendeti, karrjere apo marredhenie, nuk ka shume rendesi, ne kemi nevoje te kemi objektiva dhe qellime. Me pas ju duhet te identifikoni gjerat qe beni gjate dites tuaj. Filloni te mbani shenim cdo kohe kur ju humbini kohen, kohen kur zgjoheni dhe kohen kur flini gjume.

Ka nje thenie, "zogu i mengjesit kap krimbin i pari". Nese zgjohesh ne 11 te mengjesit, gjysma e dites tuaj ka ikur. Ju do te keni veshtiresi me cdo gje qe beni dhe te bini edhe me shume ne mediokritet. Nese zgjoheni ne 7 te mengjesit, ju do te ndjeheni me me shume energji dhe do te vini re qe kur te jete ora 4 e mbasdites, do te keni mbaruar gjithcka do te benit nese do ishit zgjuar ne oren 11 te mengjesit.

Te zgjohesh heret do te thote gjithashtu te flesh heret. Pavarsisht sa do te deshironit te shikonit ate film apo te luanit ate loje, trupi dhe mendja juaj kane nevoje per pushim. Ju nuk mund t'ja dilni per nje kohe te gjate me 5 ore gjume. Rasti me i mire do te ishte te vendosnit nje ore zgjimi dhe te flini kur ju flihet. Meqenese ju nuk ju duhet e njejta sasi gjumi cdo dite, nuk eshte nje ide shume e mire te vendosni nje kohe fjetje dhe nje kohe zgjimi. Te lesh orarin e fjetjes te ndryshueshem ne varesi te trupit tuaj eshte zgjedhja me e mire.

Zakoni me i keq qe nje person ka eshte humbja e kohes. Nuk ka gje me te keqe sesa te humbasesh kohen ne vend qe te mbyllen punet apo pergjegjesit qe ju mund te keni. Menyra per te minimizuar sasine e kohes qe ju humbisni eshte te filloni te bindni veten qe te beni gjerat e rendesishme. Eventualisht pas disa kohesh, ju do te vini re qe humbisni me pak kohe dhe beni me shume gjera. Nese nuk doni te beni dicka sot, jeni perseri ju qe do ju duhet ta beni ate gje neser.

NGRINI STANDARTET TUAJA

Tomi eshte perfaqesimi i sipermarresit punetor, pasionant dhe kembengules qe te gjithe duan. Ai nuk eshte i shkelqyer por ai mundohet te shkoje drejt ekselences cdo dite. Me te vertete, si mund te jete dikush me i shkelqyer se kaq? Jo cdokush eshte Tomi, ju duhet nje lente e madhe per ti gjetur por njesoj si Beni, Tomi nuk eshte i lindur, ka bere disa zgjedhje per te qene ai qe eshte.

Nese deshironi te rrisni standartet tuaja dhe te shkoni nga nje personi orientuar ndaj objektivave ne ekselence, ju duhet te beni vetem nje gje por ne sasi te konsiderueshme, te permirsoheni. Ju keni nevoje qe te permirsoheni ne menyre konstante cdo dite, ju duhet te keni uri per permirsim, ju duhet te keni etje per te. E dini cfare Tomi do te bente nese do te dinte qe ju zgjoheni ne oren 7 te mengjesit? Ai do te mundohej t'jua kalonte dhe te zgjohej ne 6 te mengjesit. Kjo eshte ajo qe persona si Tomi bejne, gjithmone duke u munduar te jene me mire se konkurenca.

Ju duhet te kuptoni qe konkurenca eshte cfare e con nje shoqeri perpara. Ne jemi gjithmone duke konkuruar per dicka, qofte ajo nje pozicion me i mire pune, nota me te mira, me shume fame dhe keshtu me rradhe. Gjithmone, konkuruesi me i vendosur fiton. Ju duhet gjithmone te doni te permiroheni me shume se konkurenca juaj, mos mendoni se ato nuk jane duke u permirsuar, ju thjesht duhet t'jua kaloni. Nese ju qendroni te uritur, nese ju nuk hiqni kurre dore atehere eventualisht do te fitoni.

Te permirsohesh gjithashtu do te thote te vendosesh standarte te reja cdo dite. Te punosh shume per te arritur te vjetrat dhe te vendosesh te rejat nje dite me pas. Standartet e larta do te thote qe jo cdokush do ju ndjekin, gjithashtu do te thote qe ju do te urreheni, njerezit do te duan te qendrojne larg prej jush. Kush do te deshironte te qendronte me dike me standarte kaq te larta? Standarte qe ata kurre nuk do te mundin ti arrijne pasi i mungon ai lloj motivimi dhe ajo lloj deshire.

ZGJEDHJA

Beni ose Tomi, Tomi ose Beni, zgjedhja eshte e gjithe e juaja. Ju mund te zgjidhni te qendroni ne mediokritet per te gjithe pjesen e mbetur te jetes tuaj ose te vendosni qe eshte momenti per te ndryshuar. Pjesa me e mire e kesaj situate eshte qe ju keni nje zgjedhje! Ju mund te zgjidhni kush deshironi te jeni, kur dhe si. Zgjidhni me mencuri, ka akoma kohe per te marre vendimin e duhur.

0 Komente deri tani

Hyr ne bisede

Njoftim Logohuni qe te mund te komentoni ne kete artikull.