Sociale

Artikuj rreth sociales
Ku eshte talenti Shqiptare?

Ku eshte talenti Shqiptare?

nga Engjell Rraklli 08.07.2017 02:11 0 Komente

Se fundmi jam njohur me nje artist shume te ri Amerikan. Nje poet, nje kengetar, nje rrepist dhe nje komedian i mrekullueshem. Nje artist totalisht origjinal pa barriera, pa konture i cili mikson realitetin, trishtimin dhe komedine ne nje menyre qe nuk kisha pare ndonjehere. Ky artist quhet Robert Pickering Burnham me emrin skenik Bo Burnham.

Bo Burnham eshte nje djale 26 vjecar i cili performon qe nga viti 2007. Ai karikoi nje video ne youtube dhe nga ajo pike e tutje u be i famshem. Ndoshta pak fati, me siguri shume talenti por sot ai eshte nje komedian muzikor i njohur dhe i kerkuar ne treg. Cfare me terhoqi ne performancat e tij, pertej perdorimit fantastik te fjaleve dhe menyres unike se performimit ishte vertetesia qe ai sjell ne skene. Nder shume video qe kam pare te Bos kam perceptuar dimensione te ndryshme artistike qe vinin nga ky artist dhe kjo gje realisht me ka goditur.

Me pas po mendoja me veten time, po talenti Shqiptare ku eshte? Pertej pseudo-artisteve dhe pseudo-artit qe fatkeqsisht na rrethon, ku eshte arti dhe talenti i vertete Shqiptare ? Ne mendje me erdhen dy pergjigje, duke i menduar te dyja me duken te sakta dhe te dyja me duken arsye perse nga ne nuk dalin artiste si Bo Burnham.

E para eshte fakti qe talenti rrethohet dhe mbytet nga mediokriteti i paaftesise. Jetojme ne nje vend ku meritokracia nuk ekziston, ku tregu eshte i tejmbytur nga mediokriteti i cili kerkon me shume mediokritet. Castin kur dikush jo medioker i qaset ketij tregu refuzohet pasi nuk permbush kriterin kryesor, mediokritetin. Arsyeja e dyte eshte mungesa e perspektives.

Qe ne vogeli mesohemi qe ka vetem nje menyre dhe ka vetem nje rruge se beri te gjerave. Na tregohet si duhet te mendojme, si duhet te veprojme, cfare duhet te themi dhe cfare s'duhet te themi dhe, pavarsisht se ne nje fare grade kjo eshte e nevojshme, ne ekzagjerojme duke bllokuar zellin artistik dhe talentin. Fajtore per kete gje eshte totalisht shoqeria. Nese jashte Shqiperise induktohet shprehja e mendimit, te qenurit kritik dhe racional ketu induktohet te qenurit i bllokuar dhe ti besh gjerat ne vetem nje menyre. Personat te cilet mundohen te sjellin perspektiva te reja thjesht nuk promovohen.

Pertej arsyeve te mesiperme, intrigues eshte fakti se, ne nje epoke ku informacioni eshte kudo i disponueshem dhe kudo i aksesueshem, a nuk duhet te kishim pak ndryshim ? A nuk duhet te kishim dale ose te pakten te ishim duke bere tentativa dalje nga bunkeri ku kemi kohe qe jemi futur? Mendoj se duhet ti themi mjaft forces shtytese qe po bllokon kreativitetin e rinise Shqiptare dhe te gjithe, te mundohemi te thyejme barrierat e shoqerise sone.

0 Komente deri tani

Hyr ne bisede

Njoftim Logohuni qe te mund te komentoni ne kete artikull.