Produktivitet

Artikuj rreth produktivitetit
Percaktimi i Suksesit

Percaktimi i Suksesit

nga Engjell Rraklli 28.06.2017 05:45 0 Komente

Ne menyren sesi shoqeria jone eshte ndertuar, ne duhet te jemi te suksesshem per t'u vene re. Por, cfare do te thote suksesi? A ka te beje me nje kuptim absolut apo eshte relativ? A kemi ne nje percaktim per suksesin dhe a mund ta masim ne ate? Une do te perpiqem ta shtjelloj ceshtjen me tutje kshtuqe ju ftoj te me ndiqni.

Suksesi ne pergjithesi, eshte rrjedhoje e punes tuaj e cila ne fund ju sjell rezultate te mira. Ne kete rast ju quheni i suksesshem. Percaktimi do te dukej i qarte por krijon shume hapesire per shume-kuptimesi. Cfare eshte e mire per ju me shume mundesi nuk eshte e mire per te tjeret. Suksesi eshte gjithashtu i varur nga objektivat fillestare te qellimit tuaj. Nese nuk arrini qellimin ne teresi por vetem pjeserisht ju mund te quheni pjeserisht i suksesshem...a ka kjo gje kuptim?

Per mua kushdo eshte i suksesshem nese ai person eshte i lumtur me cfare ben. Kaq, eshte kaq e thjeshte. Nuk duhen formula komplekse apo eksperte elitar per ta kuptuar, suksesi eshte i lidhur me lumturine. Nese dikush eshte i lumtur duke bere nje pune 8-orarshe patjeter qe ky person eshte i suksesshem. Nuk ju duhet te keni ambicjet me te medha dhe ti arrini ato per tu quajtur i suksesshem ne cfare beni, gjithsesi, nese keni ambicje per majat, dhe perseri doni te dini si te arrini suksesin, ka nje pergjigje shume te thjeshte per ju.

Tani, ky eshte nje informacion shume i rezervuar keshtuqe duhet te jeni plotesisht te pergatitur. A jeni gati? Qe ju te jeni te suksesshem dhe te arrini ambicjet tuaja me te medha duhet te punoni tejmase shume...po, vetem kaq, asgje me shume se kaq. Puna eshte e vetmja menyre e matshme me ane te se ciles ne mund te arrijme suksesin. Ju nuk kontrolloni fatin tuaj, nuk kontrolloni veprimet apo mosveprimet e personave te tjere, cfare ju kontrolloni eshte cfare ju beni cdo dite per te arritur ate qe kerkoni. Nuk eshte e thjeshte por eshte tejmase e beshme. Nuk ka nje rruge te shkurter per te qene te suksesshem pa pune, sa me shpejt ta kuptoni aq me shpejt do te arrini qellimet dhe ambicjet tuaja.

Suksesi gjithashtu mund t'ju genjeje, mund t'ju beje te braktisni shokun dhe shpresen tuaj te vetme, punen. Ka disa persona te cilet sapo fillojne te marrin disa rezultate, genjehen ne mendimin se aq ishte, ata rreshtin se punuari aq sa punonin dhe fillojne te vetekenaqen. Te jesh i vetekenaqur sjell dicka tjeter, personi ndalon se permirsuari sepse fillon te mendoj se di gjithcka, e ka arritur suksesin ne fund te fundit apo jo? Jo! Pavarsisht sa i suksesshem mendoni se jeni, nese keni ambicjen per te bere gjera te medha atehere ju duhet te permirsoheni cdo sekond, te punoni me shume se konkurrenca juaj dhe me shume probabilitet mund te keni nje mundesi per ta arritur.

Per ta permbledhur, suksesi eshte nje fjale komplekse. Ne fund te fundit, cdo gje vertitet rreth lumturise sone me cfare kemi arritur apo nuk kemi arritur. Gjithsesi, nese deshironi te beni gjera te medha, atehere pergatituni per perveshur menget dhe te punoni per t'ja arritur.

0 Komente deri tani

Hyr ne bisede

Njoftim Logohuni qe te mund te komentoni ne kete artikull.