Sipermarrje

Artikuj rreth sipermarrjes
Sipermarresi Dembel

Sipermarresi Dembel

nga Engjell Rraklli 28.06.2017 06:06 0 Komente

Sot sipermarresit po trajtohen si yje rroku. Te gjithe duan te jene nje ose te pakten te gjithe duan te therriten ose te njihen si nje i tille.  Ditet e sotem ne degjojme apo lexojme historite e bukura ne televizor, radio apo internet sesi Startup-i X u shit per biliona, Tipi Y u be shume i pasur dhe keshtu me rradhe.

Te rrethohesh nga nje informacion i kesaj natyre gjate gjithe kohes domosdoshmerisht i ben njerezit ta kerkojne sipermarrjen. Gjithsesi, ka disa gjera rreth saj qe njerezit kane tendence te injorojne apo thjesht te mos i interesojne. Jeta e nje sipermarresi nuk eshte me e lehta, nuk eshte aspak e lehte.

Zakonisht te gjithe personat qe duan te jene sipermarres hyjne ne kategorime e "sipermarresve dembel", pra cfare eshte nje "sipermarres dembel" ? Nje "sipermarres dembel" eshte zakonisht nje person te cilit i pelqen te shikohet si sipermarres. Te shumten e kohes ata kane shume deshire te perdorin terma te medha pa ditur apo kuptuar shume se per cfare po flasin. Ata mund te thone shprehje si "Mendo lokalisht, ekzekuto globalisht", gjera qe lexojne ne facebook pak a shume.

Zelli i Shumices se "sipermarresve dembel" mbaron pas 2 muajsh dhe atyre thjesht ndalon se interesuari per "Gjene e Startup-eve", nuk kishte ndonje rendesi te madhe apo jo? Ato se moren kurre seriozisht! Pas tyre vjen nje grup "sipermarresisht dembel" te cilet ja dalin te hapin nje sipermarrje. Keta njerez hapin zyren ne 11 dhe dalin ne 3, kjo eshte dhe arsyeja perse e hapen, qe te vijne dhe te ikin kur te duan. Fatkeqsisht per 4 ore biznesi i tyre nuk do t'ja dale kurre. Ata jane thjesht te pafat! Mua me pelqen ti quaj te tille njerez si "Sipermarresit dembel te pafat".

"Sipermarresi dembel i pafat" zakonisht do te fajesoje tregun, konkurencen, industrite, koleget, bashkethemeluesit, fatin dhe keshtu me rradhe. Ata do te fajesojne cdo gje pervec vetes se tyre! Nese dikush tjeter ja del atehere patjeter ky person pati fat! Fatkeqsisht per ta e verteta eshte ndryshe.

Te fillosh sipermarrjen tende kerkon shume pune, dedikim, vullnet te forte dhe shume por shume mesim. 90% e suksesit te nje sipermarresi perbehet nga gjerat te cilat askush nuk do te mesoje kurre. E perseris, 90% e suksesit te nje sipermarresi perbehet nga gjerat te cilat askush nuk do te mesoje kurre. Askush nuk do te mesoje per netet e pagjuma, per sakrificat, per refuzimet e panumerta qe keni perballuar dhe pertypur, asnje! Vetem ju do ti dini keto gjera qe, pse jo, t'ju kujtojne nje vizion dhe objektiv me afatgjate.

Pra perpara se te mendoni rreth hapjes se nje sipermarrje, thjesht kini parasysht qe nuk eshte e lehte. Nuk eshte aspak e lehte. Nese kategorizoheni ne "Sipermarresit dembel" ateher ndoshta ju nuk duhet te hiqni kurre dore nga puna juaj.

0 Komente deri tani

Hyr ne bisede

Njoftim Logohuni qe te mund te komentoni ne kete artikull.