Sociale

Artikuj rreth sociales
Dua ta jetoj jetën dhe ta ndryshoj atë...

Dua ta jetoj jetën dhe ta ndryshoj atë...

nga Altin Baku 02.07.2017 04:29 1 Komente

- Në këtë kohë moderne që po jetojmë ka individë që e ndiejnë veten të vetmuar, të lindur për të keqen e tyre, sepse, ndoshta kështu janë në të vërtetë. Ka edhe nga ata që janë të vetëdijshëm që nuk janë në gjendje as të dëgjojnë, kujtojnë se janë largpamës, nuk duan t’ia dinë për ndërlikimet psikologjike, njohin vetem ndjenja të prera, jetojnë në botën e vdekur të paragjykimeve të tyre. Këta individë të “veçantë” nuk pyesin fare për të tjerët, nuk e vënë kurrë vetën e tyre në pozitën e të tjerëve.

- Ne po jetojmë një realitet të hidhur që duhet ndryshuar, duke filluar nga uni jonë. Nuk besoj kurrë se mund të ketë njeri që të mos dojë të korrigjojë diçka në jetën e tij të shkuar. Gjithmonë do të gjendet diçka e manget sado e bukur, e suksesshme dhe e përkryer të ketë qënë jeta.

- Edhe i ndershmi dhe i pandershmi, i shtypuri dhe shtypësi, i pafajshmi dhe krimineli do të kenë kurdoherë çaste në të cilat do të kishin dashur të bënin tjetër gjë nga ajo që kanë bërë. Në udhëkryqet e shumta që përbëjnë çdo jetë njerëzore, çdonjëri nga ne do të mendonte pse zgjodhi atë rrugë dhe jo një tjetër, pse veproi kështu dhe jo ndryshe, pse u bë ai që është dhe jo ai që duhet të ishte?!

- Në këtë anarshi dhe diziluzion të vazhdueshëm mes të tashmes dhe të shkuarës, çdonjëri nga ne le të mundohet të ndryshojë të ardhmen e tij dhe ta korrigjojë të kaluarën duke shijuar jeten. Vazhdimi ynë në hapësirën tonë prej pengesash tepër parazitare nuk mbaron me kaq, ne nuk duhet të jemi të kënaqur me këtë trajektore që po i japim jetës, sepse gjithsesi njeriu e don vetën e tij, ai nuk do të jetë plotësisht dakort me të.

- Sikurse dhe shihet, të gjithë ne jemi të pushtuar nga masat e kundërta që na ndjekin në çdo hap të jetës. Në ditët tona kaq të dhimbsura dhe për fat të ëmbla e të hidhura bashkërisht, shohim njerëz aspak të besueshëm, hipokritë, ëndërrimtar, të cilët hanë në të njëjtën tryezë, në të njëjtën pjatë, në një realitet moskokëçarës. Përse mendimet thellohen dhe nxjerrin përfundime, jo të kuptueshme që ndoshta s’na përkasin ne që t’i zgjidhim.

- Të heshtësh dhe të flasësh nuk është njëlloj, por ka raste që të dyja kanë një kuptim, kanë atë kuptim që edhe po të flasësh është njëlloj sikur të heshtësh, sepse mendimi nuk merret për kapital, të mohojnë veprat e tyre dhe madje edhe gjëra që nuk shikohen apo fjalë boshe që s’kanë rëndësi për asnjë në këtë aktivitet të fëlliqur dhe të kalbur nga themelet.

- Po të gjykonim të gjithë me të drejtën nuk do të kishte kaq kasaphane që ka sot në këtë millenium të ri, në orët e një kohë që të premton shumë, por s’të realizon asgjë. Por edhe gjykimet dhe gjyqtarët janë si janë, ndonjëherë mendon për karrierën e tij, për pasurinë e tij, për interesat e mirëfillta personale dhe jo atë që duhet gjykuar.

- Megjthatë të bëjmë atë që duhet bërë, se kemi ende kohë për ta rigjetur këtë botë. U zgjata shumë për veshin e shurdhër dhe për ata që mbajnë syze të errëta. Megjithatë besoj se ndokush do ta kete kuptuar se lufta për ta bërë jetën më të mirë, ashtu siç e duan të rinjtë, fillon tek vetja dhe mbaron tek vetja...

1 Komente deri tani

Hyr ne bisede
  1. Artikull shume i thelle dhe me shume kuptim Altin, urime!
    Engjell Rraklli 02.07.2017 06:41

    Artikull shume i thelle dhe me shume kuptim Altin, urime!

Njoftim Logohuni qe te mund te komentoni ne kete artikull.